Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha bėn tė ditur se qeveria do tė miratojė sė shpejti projektligjin pėr privatizimin e fshatrave turistike
 

Kryeministri Berisha trajtoi në mbledhjen e Këshillin të Ministrave edhe çështjen e deklarimit dhe regjistrimit të punonjësve shtëpiakë, duke lënë si afat datën 1 shtator për regjistrimin e tyre. “Ne nuk kemi asnjë synim tjetër përveç aspektit strikt humanitar. Nuk duhet lejuar që punonjësit shtëpiakë të rrinë pa asnjë kontribut për pensionin, në një kohë kur ne kemi përcaktuar për kontributin shumën më minimale, 80 apo 100 mijë lekë në vit.”

 

Kryeministri Berisha bëri sot të ditur se qeveria do të miratojë së shpejti projektligjin për privatizimin e fshatrave turistike. Duke prezantuar këtë iniciativë të re ligjore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha sqaroi se ata që kanë ndërtuar vila në fshatrat turistike do të blejnë tokën me çmimin e tregut, fonde të cilat do të përdoren për pronarët.

 

“Unë do të kërkoja që në mbledhjen e ardhshme të konkludohen disa problem të rëndësishme, për të cilat është punuar nga ministritë e linjës. Së pari, ligji për privatizimin, pasi nuk mund të bëjmë fjalë për legalizim, të fshatrave turistike. Borgjezia e re duhet që në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën që vilat e tyre kanë zënë në fshatrat turistike dhe këto fonde kalojnë për pronarët. Në këtë mënyrë, ato do t’i gëzojnë edhe më shumë shtëpitë e tyre të ëeekend-it në. Statusi i fshatrave turistike është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, por tani do t’i japim përgjigje përfundimtare në interes të dyanshëm, të atyre që i posedojnë shtëpitë dhe të pronarëve, sepse të gjitha këto fonde do të kalojnë për pronarët. Statusi i tyre nuk lejon që të përdoren praktikat e legalizimit për to, pasi kemi të bëjmë realisht me atë që unë e quaj borgjezia e re, por që, në fakt, nuk ka ndërmend ta deklarojë veten të tillë asnjëherë, gjë të cilën unë personalisht nuk arrij ta kuptoj,” u shpreh Kryeministri.

 

Një tjetër çështje e rëndësishme që Kryeministri Berisha trajtoi në mbledhjen e Këshillin të Ministrave ishte ajo e deklarimit dhe regjistrimit të punonjësve të shtëpisë. Kryeministri tha se deklarimi i punonjësve të shtëpisë do të jetë e detyrueshme për këdo që i punëson. Zyrtarët e administratës, të cilët kanë të punësuar punonjës shtëpie duhet të kryejnë regjistrimin e tyre brenda datës 1 shtator, në të kundër të do të përballen me humbjen e detyrës.

 

“Zyrtari që mban punonjës shtëpiak të padeklaruar do të largohet menjëherë nga detyra për fshehje të papranueshme dhe trajtim skllavëror të një individi. Afati për t’i regjistruar ata është data 1 shtator dhe ai që nuk i regjistron përtej kësaj date nuk do të qëndrojë më në administratë, pasi do të konsiderohet jo fshehje pasurie, por edhe më rëndë se kaq. Edhe kur të amendohet ligji për konfliktin e interesit kjo do të përbëjë konfliktin më madhor,” u shpreh Kryeministri.

 

Ndërsa për personat e tjerë, jo zyrtarë të administratës, të cilët punësojnë punonjës shtëpie, tha  Kryeministri, do të aplikohet praktika e modulit.  

 

“Për ata që nuk i deklarojnë punonjësit shtëpiakë, do të përpunohet moduli. Moduli do të thotë që ata, me deklarim apo anonimat, do ta paguajnë punonjësin. Ne ju bëjmë thirrje t’i deklarojnë. Edhe një herë dua të sqaroj qytetarët shqiptare se ne kemi vendosur për ta pagesën më minimale dhe nuk kemi asnjë synim tjetër përveç aspektit strikt humanitar. Nuk duhet lejuar që punonjësit shtëpiakë të rrinë pa asnjë kontribut për pensionin, në një kohë kur ne kemi përcaktuar për kontributin shumën më minimale, 80 apo 100 mijë lekë në vit. Nuk mund të mos tregosh ndaj tyre ndjenjat njerëzore, t’i kesh si pjesëtarë të familjes dhe të mos u paguash asnjë kontribut për sigurime shoqërore minimale dhe t’u shprehësh një respekt njerëzor. Ndërsa për zyrtarët, në rast se nuk do t’i regjistrojnë punonjësit e tyre, kjo do të thotë humbje e detyrës, për jo zyrtarët, biznesmenët do të jetë moduli që do t’ua përcaktojë se e kanë dhe në rast se nuk duan këtë, ta deklarojnë. Është pashpirtësi e vërtetë të mbash në të zezë në shtëpi dikë që të ndihmon, të mban dhe rrit fëmijën, të mban shtëpinë. Morali njerëzor ka disa limite. Ne i pritëm, tani do të veprojmë,” u shpreh Kryeministri.  


12/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave