Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Buxheti 2010, buxheti i antifragmentarizmit dhe i konsolidimit tė tij nė projekte tė mėdha
 

Gjatë mbledhjes se qeverisë, Kryeministri Berisha udhëzoi anëtarët e kabinetit qeveritar që, në vijim të traditës së dobishme të krijuar vitet e fundit, të shmangin fragmentarizmin në hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2010. Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha kërkoi që ky buxhet do të jetë buxheti i antifragmentarizmit.

 

“Kjo qeveri ka krijuar një traditë të dobishme për buxhetin, në themel të cilit ka qenë antifragmentarizmi. Në vitin 2005 e kemi gjetur të fragmentarizuar në 5 mijë zëra që, përkthyer ndryshe, do të ishte një avullim i buxhetit. Gjatë viteve jemi përballur me sukses me këtë fenomen,” tha Kryeministri. 

 

Kryeministri Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që buxheti të ketë përqendrim në projekte të mëdha, në mënyrë që të mos shkohet në fragmentim.

 

“Qeverisë së ardhshme do t’i lëmë buxhetin më të konsoliduar, duke parashikuar që çdo ministri të ketë jo më shumë se 40 projekte. Antithërrimi apo konsolidimi i buxhetit në projekte të mëdha është rruga më efiçente kundër korrupsionit. Në mbyllje të një qeverisje 4 vjeçare, ku secili prej jush ka kontribut të çmuar, le t’i lëmë qeverisë së ardhshme buxhetin më të mirë që kemi hartuar ndonjëherë dhe të bëjmë kompaktësimin maksimal të zërave dhe të buxhetit në tërësi.”


12/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave