Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria do tė miratojė sė shpejti njė projektligj pėr shitjen e tokės pėr qytetarėt me origjinė shqiptare
 

Kryeministri Berisha bëri sot të ditur se qeveria do të hartojë së shpejti një projektligj për shitjen e tokës për qytetarët me origjinë shqiptare. Duke trajtuar këtë problem në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha i kërkoi Ministrit së Bujqësisë që brenda muajit gusht të sjellë në qeveri ligjin për shitjen e tokës në të gjitha format, për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, kudo që ata janë.

 

“Toka në Shqipëri shitet për truall, por nuk shitet për qëllime të tjera. Duhet që ligji të përgatitet me kujdesin më të madh, në mënyrë që çdo shtetas që ka nënën ose babanë shqiptar, që ka origjinë shqiptare, do të kërkoja që të mos ndiqnim vetëm linjën nga babai, por të pranojmë edhe atë të nënës, të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri. Do të përdoren të dyja format, diku kombësia dhe diku origjina, sepse ka vende të cilat njehsojnë kombësinë me shtetësinë dhe kjo i përjashton më pas,” u shpreh Kryeministri.  

 

Kryeministri Berisha theksoi se në këtë rast procedurat e blerjes së tokës do të jenë të njëjta si edhe për qytetarët me shtetësi shqiptare.

 

“Ka edhe qytetarë shqiptarë që detyrohen të lënë shtetësinë dhe të marrin një shtetësi tjetër për shkak të rregullave që ka vendi ku jetojnë. Ndaj shqiptarët do të jenë një në trajtimin e problemit të pronësisë në këtë vend. Procedura do të jetë identike si për qytetarët me shtetësi shqiptare, nuk do të ketë asnjë procedurë shtesë.”

 

Kryeministri Berisha tha se ky ligj do të plotësohen në vitet që vijnë me hapin tjetër, ku e drejta e blerjes së tokës jo vetëm për truall, pavarësisht nga kombësia dhe shtetësia, do t’u jepet edhe qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

 

“Kjo prerogativë, - tha Kryeministri - brenda një kohe jo të largët, është e detyrueshme për t’u shtrirë për të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Por ne e çelim siparin me qytetarët me origjinë apo kombësi shqiptare, kudo ku ata janë, në trojet e tyre, në vendet përreth, në diasporë.”


05/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave