Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimet pėr krijimin e zonės sė lirė nė Vlorė dhe kryerjen e procedurave tė prokurimit pėr shėrbimin e konsulencės, pėr ndėrtimin me koncesion tė hidrocentraleve nė kaskadėn e Vjosės
 

Kryeministri Berisha kërkoi gjatë mbledhjes së qeverisë ngritjen së shpejti të “one stop shop” për energjinë

 

Qeveria miratoi sot vendimin për krijimin e zonës së lirë në Vlorë. Kryeministri Berisha tha se zona e lirë do të funksionojë si një komponent  i integruar me portin e ri, ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe, që do të ndërtohet në Vlorë.

 

“Në qytetin e Vlorës, krahas parkut industrial që është miratuar me iniciativën e komunitetit të biznesit të Vlorës dhe autoriteteve vendore, do të krijohet edhe një zonë e lirë, e lidhur kjo me portin e ri që do të ndërtohet në Vlorë. Kompania Zumax është e interesuar që në kohën më të shkurtër të finalizojë kontratën, pasi ajo është kompania që ka shprehur interesin më të madh dhe që në tenderin ndërkombëtar ka plotësuar kriteret, siç jam informuar, për të filluar negocimin për kontratën. Kjo kompani kërkon edhe zonën e lirë. Por sipas rregullave të e vendit nuk mund të japim zonë të lirë veçse me tender ndërkombëtar dhe ne do t’i përmbahemi kësaj. Natyrisht, kushdo që të jetë fituesi i të drejtës për të menaxhuar e zhvilluar zonën e lirë, ai do të jetë i detyruar të funksionojë si një komponent i integruar me portin. Tenderi do të fitohet nga ai që do të paraqesë projektin më të mirë për zonën e lirë të Vlorës. Është e rëndësishme që të procedohet me negocimin e kontratës për portin dhe më pas, negocimin e kontratës me fituesin e zonës së lirë.”

 

Duke e konsideruar portin e Vlorës projektin infrastrukturor më madhor në Shqipëri, Kryeministri Berisha tha se ky projekt gjigand parashikon rreth 2 miliard euro investime dhe ndërtimin e një prej porteve më të mëdha në Mesdhe. Vlora, tha Kryeministri, ka shumë avantazhe hidrogjeografike dhe porti i rikthen Vlorës dhe Shqipërisë një ëndërr, pasi ai aty ka qenë që shekullin e shkuar dhe rikthehet sërish aty, ku janë ujërat, kanali natyror dhe të gjitha avantazhet për anijet më të mëdha.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe vendimin për lejimin e kryerjes së procedurave të prokurimit, për shërbimin e konsulencës, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kryejë procedurat e prokurimit “tender i hapur ndërkombëtar” me objekt shërbim konsulence për ndërtimin me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë.

 

Po sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënien në përdorim Qendrës Kombëtare të Aplikimeve për Energjinë të disa mjediseve në ndërtesën e ish INIMA-s. Duke marrë shkas nga ky vendim, Kryeministri Berisha kërkoi që në vijim të praktikave të suksesshme të ngritjes së shërbimit me një sportel (“one stop shop”) për regjistrimin e bizneseve dhe atë për licencat, të punohet për ngritjen së shpejti edhe të “one stop shop” për energjinë.  


05/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave