Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Hapja nė Peshkopi e filialeve tė universitetit “Aleksandėr Moisiu” hap mundėsi pėr krijimin e njė poli universitar atje
 

Kryeministri Berisha u shpreh kundër tarifave të përcaktuara prej 4 milion për ndjekjen e doktoratës, duke i konsideruar ato të larta dhe duke kërkuar uljen e tyre në 2 milion.

 

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime në fushën e arsimit, ku ndër më të rëndësishëm Kryeministri Berisha vlerësoi hapjen në Peshkopi të filialit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit, të Edukimit dhe të Shkollës së Lartë Profesionale, të universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

 

Duke e konsideruar një zhvillim shumë pozitiv, Kryeministri Berisha përgëzoi universitetin e Durrësit për këtë iniciativë,  autoritetet vendore të Peshkopisë për interesin shumë të madh të treguar dhe Ministrinë e Arsimit për shpejtësinë me të cilën procedoi. 

 

Kryeministri Berisha kërkoi edhe nga universiteti Bujqësor i Tiranës të shohë mundësinë e ngritjes së një filiali në Peshkopi, për t’u krijuar mundësi shkollimi të rinjve jo vetëm të qarkut të Dibrës, por edhe të Kukësit, apo Mirditës. Në këtë mënyrë, tha Kryeministri, ne krijojmë një pol të rëndësishëm universitar në Peshkopi.

 

Duke shqyrtuar disa vendime për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale, të Mjekësisë, të Gjeologji Minierave, Kryeministri Berisha u shpreh kundër tarifave të përcaktuara prej 4 milion lekë për ndjekjen e doktoratës, duke i konsideruar ato shumë të larta.

 

“Parimi – u shpreh Kryeministri - është se askush nuk mund të pengohet për të vazhduar doktoratën për shkak të tarifës. Kanë vendosur jo vetëm tarifën prej 4 milion lekë, por kanë zvogëluar edhe numrin e atyre që do të kenë të drejtë për të mbrojtur doktoratën. Ky numër do të zgjerohet dhe nuk do të mbetet kaq i kufizuar sa e kanë përcaktuar. Ne kemi degë që janë ekzotike dhe janë shumë të rrallë ata që kanë doktoratë, për shkak të këtyre qëndrimeve konservatore që mbahen. Kjo bëhet edhe më e vështirërast se vendosim tarifën 4 milion lekë. Tarifa mund të jetë e mjaftueshme edhe 2 milion. Nuk mund të ketë kompromis me tarifa kaq të larta. Jo të gjithë mund t’i paguajnë, por vetëm favorizohen ata që kanë.”

 

Shqiptarët, tha Kryeministri, kanë pasur dy modele, një model me taksa të ulëta që e votuan dhe modelin e taksave të larta që e ngujuan në humbje. Këtu nuk mund të vijë modeli që u ngujua në humbje, por modeli që votuan shqiptarët, për taksa të ulëta në çdo gjë.

 

Gjithashtu, qeveria miratoi edhe vendimin për hapjen e programeve të reja të studimit, pranë shkollës së lartë universitare, private, “Zoja e Këshillit të Mirë”.

 


05/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave