Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Tė shfrytėzojmė ēdo burim ujor, pėr ta shndėrruar atė nė burim energjie
 
 Qeveria  do të nxisë me stimuj konkretë ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

Kryeministri Berisha ritheksoi  sot, në mbledhjen e këshillit të Ministrave çështjen e hidrocentraleve të vogla. Kryeministri tha se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i pasur me burime ujore dhe për këtë arsye nuk duhet injoruar as burimi më i vogël, për të ndërtuar një burim energjie. Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se qeveria duhet të nxisë me stimuj konkretë, ndërtimin  e një numri sa më të madh hidrocentralesh të vogla.  “Në këtë vend malor, që rrafshine ka të pakët  dhe ujërat të bollshme , ne si qeveri duhet të nxisim me stimuj konkret ndërtimin mundësisht të mijëra hidrocentrale të vogla, se të mesmet dhe të mëdhatë ndërtohen, këto të voglat janë më të mundshme.”

Kryeministri tha se duhet të shqyrtohen të gjitha sistemet e vaditjes ekzistuese dhe ato që do të ngrihen, në mënyrë që të funksionojnë me dy qëllime.

“Tre javë më parë një sipërmarrës paraqiti në KRRTRSH  projektin e tij për HEC-et Lura 1, Lura 2, Lura 3, që të trija këto ndërtoheshin mbi sistemin ekzistues të  vaditjes. Funksionon për 9 muaj, nuk funksionon për tre muaj, por sipërmarrësi bënte dhe një sistemim të plotë të kanaleve për të siguruar burimin e ujit dhe eficencën e tij.  Të gjitha burimet ku janë duhet të konsiderohen për HEC të vogla, natyrisht në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë jo aty ku ndërtohet një Hidrocentral i  madh apo i mesëm, sepse nuk është e arsyeshme që të bllokohet ndërtimi i një HEC të madh ose të mesëm nga një HEC i vogël.”

Duke kërkuar stimuj të tjerë, në ndihmë të ndërtuesve të hidrocentraleve të vogla, kryeministri tha se shteti duhet të garantojë lidhjen e HEC-it me rrjetin lokal dhe kombëtar të ujërave. “Një nga shpenzimet e ndjeshme për një HEC të vogël është lidhja e tij me rrjetin lokal dhe kombëtar. Këtë duhet ta marrim ne përsipër. Duhet që shteti tu garantojë lidhjet. Duhet parë dhe kostoja e prodhimit me koston e lidhjes, por në tërësi parimi duhet të jetë që shteti do ti lidhë ata me rrymën e zonës apo të vendit.”

Ndër të tjera, kryeministri kërkoi që të shihet me përparësi sistemi i kreditimit ndaj  këtyre ndërtuesve, duke i konsideruar ata sipërmarrës të vegjël. "Nëpërmjet nxitjes dhe zbutjes së interesave, ndaj tyre do të mbahet i njëjti qëndrim, që mbahet kudo në botë, për sipërmarrjet e vogla", u shpreh Kryeministri. “Ministria të studiojë dhe stimuj të tjerë. Kjo nuk është një praktikë e re shqiptare, kjo është praktikë e shume vendeve, por numri i tyre në Shqipëri mund të jetë ndër më të mëdhenjtë, sepse i tillë është terreni dhe sasia ujërave.”

Kryeministri siguroi se edhe ujësjellësat do të ndërtohen, duke studiuar mundësitë që burimet të shfrytëzohen për dy qëllime.

“Mos të harrojmë se ujësjellësi i Tiranës ka një HEC në Lanabregas. Do të ndërtohet ujësjellës në të gjitha rastet kur është e mundur. Duhet të studiohet mundësia e ndërtimit të HEC dhe të ketë dy qëllime. Edhe hidrocentrali edhe ujësjellësi, duke mos injoruar as burimin më të vogël, aty ku është e mundur ta shndërrojmë në burim energjie."


29/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave