Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Sistemi i Prokurimeve publike i afrohet ēdo ditė e mė shumė standardeve europiane, nė ēdo aspekt
 

Këshilli i Ministrave diskutoi sot lidhur me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për prokurimin Publik”.

Kryeministri u shpreh se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia e prokurimeve Publike, e cila është autoriteti që shpall, organizon dhe mbikëqyr tenderbërjen në shkallë kombëtare, nuk do të merret më me shqyrtimin e ankesave. Kryeministri informoi se për këtë qëllim do të ngrihet një komision tjetër, i cili do të ketë të drejtën e shqyrtimit të ankesave. Kryeministri tha se me këto ndryshime sistemi i prokurimeve plotësohet në mënyrë të ndjeshme.

“Siç ju informova  nga projektligjet është një ligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e prokurimeve publike. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila ëhstë si të thuash autoritet që shpall, organizon, mbikëqyr tenderbërjen në shkallë kombëtare, nuk do të jetë më agjencia e apelit. Do të ngrihet një grup i veçantë, një lloj komisioni tjetër , i cili do të merret vetëm me shqyrtimin e ankesave. Kjo është një kërkesë edhe e raportit të vitit kaluar të KE-së, por edhe në parim , nuk mund të jetë Agjencia e Prokurimeve Publike ajo që do të bëjë edhe gjykatësin. Në këtë rast do të jetë një komision i veçantë, një lloj senati, i cili do të ketë të drejtën e shqyrtimit të ankesave dhe të verdiktit ndaj ankesave përfundimtare , në krahun administrativ, sepse krahas saj, sipërmarrësit kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës, kjo e drejtë nuk i është hequr në asnjë rast atyre. Mendoj se me këtë plotësim sistemi i prokurimeve plotësohet në mënyrë të ndjeshme.

Duke vlerësuar sistemin tërësisht elektronik të tenderimit, kryeministri u shpreh se ky sistem ka shumëfishuar pjesëmarrjen e firmave në tender, duke iu afruar në këtë aspekt standardeve evropiane.

“Sistemi vazhdon tërësisht elektronik. Rëndësi  shumë të madhe ka që të hedhim bazat që të gjitha blerjet dhe shitjet në ankand të bëhen të formës elektronike. Blerjet të bëhen me internet, sepse janë më të ndershme , më të pastra, kemi mundësi të kursejmë  dhe të ketë një pjesëmarrje shumë më të gjerë, duke u zgjeruar shanset. Në rast se ju ndaleni dhe shikoni pjesëmarrjen në tendera nga janari e këtej është shumëfishuar dhe po i afrohet standardit evropian si pjesëmarrje. Kurse si prokurim elektronik Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka 100% prokurime elektronike. Vendi i dytë në botë për prokurime elektronike të zhvilluar është Kili me 85 % ,standardi evropian është me 40 %.



29/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave