Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria, mbėshtetje maksimale pėr fermerėt nė zonat e varfra tė vendit
 

Kryeministri Berisha kërkoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërmarrjen e një sërë  masave nga Ministria e Bujqësisë, të cilat do të ndihmojnë në strategjinë e luftës kundër varfërisë.

Duke u ndalur kryesisht në rrethet që nisin nga Tepelena deri në Tropojë dhe që përbëjnë rreth dy të tretat e territorit të vendit, kryeministri evidentoi se varfëria është e madhe dhe për këtë arsye duhet vepruar me shpejtësi. Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi kritere të reja dhe një qeverisje tërësisht të re për këto zona, për të përmirësuar me forma nga më  të ndryshmet jetesën e banorëve.

“Zoti Ministër i Bujqësisë, në mënyrë të përsëritur kam diskutuar edhe me ju dhe kemi përcaktuar disa drejtime. Këto rrethe nga Tepelena deri në Tropoje, të periferisë kryesisht,  si territor përbëjnë pothuajse dy të tretat e Shqipërisë, ndërsa si popullatë jo. Problemi është që në këto rrethe varfëria është e madhe. Janë rrethe të vogla me varfëri të madhe. Në këto rrethe do të ketë një diskriminim pozitiv. Unë kërkoj kritere të reja dhe qeverisje tërësisht të re ndaj tyre, në mënyrë që ai që do dhe shihet e arsyeshme që ka mundësi të organizojë jetën e tij aty, ti japim mbështetjen e plotë, duke e financuar me grante çdo rrënjë që do të mbjellin, ti japë mbështetjen e plotë duke ndërtuar sistemin vaditës aty ku është e nevojshme, ti japim mbështetjen e plotë duke nxitur traditën e krijuar të tyre. Pra duhet me shpejtësi të veprojmë që ata që duhet të dalin nga varfëria me punën, mundin dhe mbështetjen tonë.

Kryeministri  siguroi se qeveria do të ofrojë mbështetjen maksimale për banorët  e këtyre zonave, në mënyrë që ata të mos i shtoheshin radhës së të papunëve, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për të jetuar me dinjitet në tokën e tyre.

“Do të ishte shumë e dëmshme për ata dhe për vendin që ata të shtoheshin në ushtrinë e të papunëve në një kohë kur në truallin e tyre, në tokën e tyre mund të ndërtojnë jetën me dinjitet dhe të dalin nga varfëria.”

Duke theksuar se punësimi është rruga më e suksesshme për të luftuar varfërinë, kryeministri tha se në politikat e reja qeverisëse do të nxitet rritja e prodhimit, por do të ndihmohen edhe ata që luftojnë për mbijetesë.

“Punësimi është vendimtar. Antidoti absolut kundër varfërisë është punësimi, që ti krijosh mundësinë atij që jeton në këto zona për të mbajtur pesë lopë aty ku është, për të patur një plantacion, për ta shtuar atë, për të patur vaditje, ai mund të dalë nga varfëria dhe mund të punësohet, ndaj dhe ashtu siç kemi biseduar është e domosdoshme që të gjitha kriteret e qëndrimit tonë do të ndryshohen, do të kreditojmë të gjitha zonat e prodhimit të marrë pa interes dhe kjo është normale, sepse ne në politikën tonë do të rrisim prodhimin, por do të ndihmojmë edhe ata që luftojnë për mbijetesë, që të kenë një jetesë normale aty ku mund ta organizojnë.”

Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që problemi i varfërisë të trajtohet si problem kryesor, duke ndjekur një politikë aktive dhe të fuqishme kundër këtij fenomeni. “Pra të gjithë ju zotërinj ministra duhet që problemin e varfërisë ta keni problemin e parë. Ne do ta shohim varfërinë si armikun më të egër të njeriut pas sëmundjes. E rëndësishme është që të kesh një politikë aktive, të fuqishme kundër saj.”


22/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave