Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria do tė pėrpunojė njė platforme tė diskriminimit pozitiv pėr tė luftuar varfėrinė nė zona tė veēanta tė vendit
 

Kryeministri Berisha u ndal sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në probleme që lidhen me varfërinë, veçanërisht në disa zona të vendit, duke bërë të ditur se qeveria do të përpunojë një platformë të diskriminimit pozitiv si përgjigjja e duhur ndaj këtij problemi.

 

“Në mënyrë të përsëritur, harta e varfërisë dëshmon se disa zona të vendit përballen më një varfëri të qartë, me një përqindje pakrahasimisht më të lartë, sesa në zona të tjera të vendit,” - u shpreh Kryeministri, duke theksuar se “krahas veprimit të fuqishëm me pensionet, pagat e ulëta dhe punësimin, ne duhet të përcaktojmë një paketë diskriminimi pozitiv ndaj këtyre zonave, ku t’u krijojmë mundësi qytetarëve të tyre të ndërtojnë një jetë normale, me dinjitet dhe jashtë varfërisë.”

 

Në platformën e programin e çdo qeverie të zgjedhur në një vend të lirë, shtoi Kryeministri Berisha, lufta kundër varfërisë përbën dhe duhet të përbëjë qëllimin më të parë të saj dhe kjo luftë është shumë planëshe. Krahas punësimit, Kryeministri Berisha identifikoi edhe shkollimin si një ndër drejtimet parësore, ku do të përqendrohet qeveria. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ta përpunojë dhe paraqesë në qeveri këtë platformë brenda datës 18 gusht.

 

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Si pakkush tjetër, ne kemi nxjerrë nga kufiri i varfërisë rreth 400 mijë shqiptarë, duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për kufirin e varfërisë për Shqipërinë, se po të krahasohet me një vend të zhvilluar, kufiri është krejtësisht tjetër. Antidoti absolut i saj është punësimi. Por, nga ana tjetër, zonat e varfra nuk dalin dot nga varfëria, nëse nuk aplikohet diskriminimi pozitiv i tyre. Këto zona, natyralisht dhe për një seri rrethanash, në rast se nuk aplikohet një diskriminimin pozitiv ndaj tyre, janë të destinuara të zhyten gjithnjë e më shumë në varfëri dhe mjerim. Nuk ka asgjë më të dëmshme se të përdoresh barazinë para ligjit për të varfëruar tjetrin. Në rast se kjo përdoret në mënyrë shabllone, faktikisht nuk bën gjë tjetër se të pasurin e bën më të pasur - këtu nuk ka asgjë negative, sepse varfëria nuk zgjidhet kurrë duke dëmtuar të pasurit, - por të varfrin e bën shumë më të varfër. Ata që kanë mundësi dhe burime, të tjerët sigurisht do të largohen dhe kanë shumë të drejtë të kërkojnë jetë më të mirë në zona të tjera në Shqipëri

 

Dy janë drejtimet imediate, në të cilat do të lëvizet. Së pari, shkollimi. Unë kam një lajm jashtëzakonisht të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Përqindja e maturantëve që ndjekin shkollat e larta sot është 39 përqind dhe ky është një standard që e kanë disa vende anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa disa të tjera e kanë pak më poshtë. Politika e dyerve të hapur të universiteteve dhe inkurajimit të universiteteve private, në këtë aspekt ka pasur efekt të shkëlqyer. Ne ia dolëm të kapim jo nivelin e ulët, por mesatar të rekrutimit të maturantëve në shkollat e larta dhe do të shkojmë më tutje, pasi jemi komb i ri. Por, në rast se analizojmë përqindjen sipas rretheve dhe shohim rrethet periferike të vendit si Tropojë, Pukë, Has, Kukës, Dibër, Bulqizë, Mat, Mirditë, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar gjejmë se kjo përqindje është rreth 10 përqind më e ulët. Pra, me platformën  barazisë që paraqesim, ata ndëshkohen. Për këtë do t’ju jap ca të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese. Është e vështirë të imagjinohet, por përqindja më e ulët, 2.5 herë më e ulët sesa mesatarja e vendit, është në qarkun e Tiranës dhe kjo jo për Kavajën, por për Kamzën, Paskuqanin, Bërxullën dhe zonat përreth. Kjo për shkak se edhe shkollat e mesme në këto zona janë të pakta. Rekrutimi këtu është vetëm 15 përqind, pothuajse 3 herë më e ulët, në një kohë kur në Sarandë është 60 përqind, në Gjirokastër 56 përqind, në Vlorë 55.4 përqind, në Korçë, Devoll. Natyrisht, këtu universitetet rajonale kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Por që të rinjtë të vazhdojnë universitetin, duhet të kenë shkollat e mesme. Problematikë shumë serioze paraqet edhe rrethi i Bulqizës, ku rekrutimi në shkollat e larta është 18.5 përqind. Në Mallakastër, kjo shifër është e ulët 29 përqind. Në Mirditë, 20 përqind. Në Pukë, 23 përqind. Në Tropojë, 25 përqind. Dhe qarku i Tiranës, që është katastrofë, me 16.6 përqind. Ndarja e barazisë në këtë mënyrë merr fund, madje, me shpejtësi të madhe, pasi kjo është si të ‘mbjellësh’ me duart e tua varfërinë. Zoti ministër i Arsimit, kjo situatë është një trashëgimi e gjatë, dekada e shekujsh. Nuk është e rastit që Gjirokastra ka përqindjen ndër më të lartat, pasi ka edhe një nga shkollat më të vjetër atë vendit. Një përballje shumë dimensionale është e domosdoshme dhe vendimtare. Ne e kemi nisur këtë. Në qoftë se në shkallë vendi, përqindja e atyre që ndjekin shkollën e mesme është rritur, është 81 përqind, në këto rrethe është tek 60 përqind. Por kësaj i kemi dhënë një përgjigje, duke ndërtuar një zinxhir konviktesh nga Tropoja në Përmet.

 

Problemi shumë serioz mbetet kualifikimi i mësuesve. Një numër shumë i madh mësuesish në këto rrethe janë jashtë standardeve dhe po të shohësh kurrikulat e tyre, e vërteton këtë, në një kohë, kur tani ne ‘prodhojmë’ mësues edhe me master. Për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në këto rrethe është jashtëzakonisht e rëndësishme një veprim energjik. Ne detyrimisht duhet të bëjmë kualifikimin e mësimdhënësve. Me shpejtësi duhet që në Dibër të hapet një filial i universitetit. Autoritetet vendore janë të gatshme dhe e kanë parashikuar jashtëzakonisht mirë. Ata kanë parashikuar, në radhe të parë, kualifikimin e mësuesve ekzistues, për t’u dhënë mundësinë për të plotësuar diplomat dhe unë i përshëndes për këtë. Ndërsa të tjerët duhet t’ua lëshojnë vendin atyre që duhet. Pra, është i domosdoshëm një diskriminim pozitiv. Po ashtu, duhet të krijohet një konvikt, ku, nga këto rrethe, të mblidhen të gjithë ata, që konkurrojnë dhe nuk arrijnë dot pikët për të hyrë në universitet. Propozoj që t’u bëjmë kurs 6 mujor, gjatë të cilit t’u jepen mësime të lëndëve bazë, fizike, matematike, duke ua ripërsëritur ato në kushte më optimale, në mënyrë që vitin e dytë, ata të mund të konkurrojnë dhe të pranohen në universitet. Nuk mund të tolerohet kjo pabarazi dhe nuk mund të pranohet që një rreth i vogël ta ketë rekrutimin në shkollat e larta 20 përqind dhe një rreth tjetër ta ketë 50 përqind. P.sh qyteti i Mirditës jo se nuk është arsimdashës, por problemi i tij është ekonomik, problemi i tij është dhe me shkollat. Ndaj edhe bursat do të kenë një diskriminim të qartë pozitiv për këto rrethe. Është e domosdoshme që kjo platformë të përpunohet dhe të vijë në qeveri brenda datës 18 gusht.”

 


22/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave