Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria vendos qė kompanitė ndėrtimit qė nuk kanė pėrfunduar 70% tė kontratės sė mėparshme nuk do tė marrin pjesė nė tender
 

Qeveria vendosi sot që kompanitë e ndërtimit nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tender për punë publike, në rast se nuk kanë përfunduar 70 përqind të kontratës së mëparshme. Ky vendim, tha Kryeministri Berisha, nuk synon ndëshkim, por një obligim për të investuar në të gjitha aspektet në kompanitë e tyre.

 

“Duke shprehur vlerësimin më të madh për kompanitë shqiptare të ndërtimit, të cilat, gjatë këtyre viteve të fundit, pasi qeveria rriti nga 1 milion euro që kishin të drejtën e tenderit në 10 milion euro, ato iu përgjigjën këtyre përgjegjësive me rritje të kapacitete dhe cilësisë. Faktikisht, duke përjashtuar segmentin Rrëshen-Kalimash, Rexhepaj-Kalimash dhe rrugën e Konispolit, të gjitha rrugët e tjera ndërtohen nga kompani shqiptare, si kontraktorë direkt ose si nënkontraktorë. Kjo është shumë pozitive, por nevojat e vendit janë shumë më tej. Ne kemi treguar indulgjencë dhe mirëkuptim se rritja e menjëhershme e kapacitete nuk është një proces i thjeshtë. Ne kemi rritur shumë të ardhurat dhe ata dora dorës i janë përgjigjur, por sërish konstatojmë se nuk janë në nivelin e potencialit financiar të qeverisë. Ndaj sot vendosim që nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tender kompanitë që nuk kanë përfunduar 70 përqind të kontratës së mëparshme. Ky vendim nuk synon ndëshkim, por një obligim të tyre për të investuar në të gjitha aspektet në kompanitë e tyre.”

 

Kryeministri Berisha u shpreh se shpresonte që vendimi të mirëkuptohet si një kusht për zhvillimin sa më të shpejtë të vendit .

 

“Kompanitë, - tha Kryeministri - duhet të fuqizojnë kapacitetet, të blejnë makineri, të fuqizojnë stafet dhe të zmadhohen. Kjo është besim. Nga një anë, mund të duket si kufizim, por absolutisht nuk synon atë, përkundrazi. Për këtë duhet të bëjmë transparencën. Ne filluam ta ndajmë rrugën me lote dhe po marr rastin e rrugës Fushë Krujë-Milot që u nda në 8 lote dhe sërish e njëjta situatë, pasi çojnë dy faroma në një vend, tre makineri në një vend tjetër.  E studiuam praktikën e loteve dhe pamë që edhe kjo praktikë përfundoi në labirintet e plogështisë. Kjo është e hidhur, pasi vendi ka nevojë për rrugët. Ndaj merret ky vendim jashtëzakonisht i domosdoshëm për vendin, pasi, në rast se ka një vend kohëhumbur, jemi ne. Ne kemi nevojë të fitojmë kohën e humbur dhe shpresoj që ndërtuesit shqiptarë ta mirëkuptojnë këtë si një kusht për zhvillimin e shpejtë të vendit. Ne kemi qenë mirëkuptues, duke shpresuar se ata do të shumëfishonin kapacitete, por kanë kaluar tre vjet dhe ndonëse kanë bërë një punë të madhe, nuk janë në nivelin ku duhet të ishin. Ne kemi qenë shumë mirëkuptues, kooperues me to, por koha është e shqiptarëve dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur kohën e tyre.”

 

 


15/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave