Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton statusin dhe procedurat e pėrzgjedhjes sė anėtarėve tė AMSHC
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për statusin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), si dhe procedurat dhe rregullat për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të bordit mbikëqyrës së kësaj Agjencie.

 

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar shoqërinë civile si një kolonë jetike e funksionimit të demokracisë, tha se Shqipëria është ndër vendet që ka miratuar ligj që detyron qeverinë të mbështesë shoqërinë civile.

 

“Pas këtij ligji, është bashkëpunuar me vende mike dhe institucione ndërkombëtare, - p.sh GTZ -ja ka dhënë një ndihmë të shkëlqyer dhe unë u jam shumë mirënjohës - është krijuar ky institucion, në mënyrë që të kemi të bëjmë me një veprimtari të paanshme,” tha Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha tërhoqi vëmendjen dhe kërkoi që në këtë drejtim përparësi absolute t’i jepet shoqërisë civile e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe në mbështetje të viktimave të trafikut apo të dhunës kundër grave dhe fëmijëve.

 

“Qeveria duhet të paguajë që ta kritikojnë, ta sulmojnë, ta qortojnë për problemin e korrupsionit, administratën dhe kjo, sado që nuk mund të them se është e pëlqyer,  është absolutisht shumë e dobishme. Përparësia e dytë duhet të jetë për shoqërinë civile që merret me problemet delikate të trajtimit të viktimave të trafiqeve, të dhunës kundër grave, fëmijëve. Edhe në të gjitha fushat e tjera, por këto të dyja do t’i veçoja si fushat më prioritare. Fusha e dytë ka aspektin më të fuqishëm njerëzor dhe është shumë e domosdoshme. Mua më vjen shumë mirë që ne realizuam këtë objektiv, që është një premtim që mbahet. Po ashtu fusha e parë, që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, është jetike. Konsolidimi i mbikëqyrësit të fenomenit të korrupsionit nga shoqëria civile është kusht përcaktues për suksesin e kësaj lufte. Lufta kundër korrupsionit është universale, por në analizën që bën ëatchdog-u botëror më i besueshëm Transparency International këshilla kryesore është fuqizimi i shoqërisë civile për mbikëqyrjen dhe rrjetëzimi i saj. Nuk ka korrupsion vetëm në Tiranë, por kudo. Ndaj duhet të ketë sa më shumë zëra kundër tij në të gjitha nivelet dhe zërat më të besueshëm e të mirë janë ato që vijnë nga shoqëria civile. Do të punohet gjithashtu, por kjo nuk është e shoqërisë civile, që të rrjetëzohet sistemi i denoncuesve të korrupsionit edhe më mirë. Për këtë po merret një ekspertizë e huaj e shkëlqyer,” u shpreh Kryeministri, duke e konsideruar korrupsionin një kancer të pamëshirshëm, që nëse nuk e lufton, të kaplon.   


15/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave