Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimin pėr lejimin e pėrdorimit tė letrave me vlerė nė procesin e legalizimit
 

Qeveria miratoi sot vendimin për disa ndryshime në ligjin për “Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Kryeministri Berisha u shpreh se këto ndërhyrje në ligjin e legalizimeve bëhen  në përputhje me premtimin elektoral, për të lejuar përdorimin e letrave me vlerë, në pagesën e ndërtimeve që do të legalizohen. “Lidhur me letrat me vlerë, pas një analize shumë serioze të juristëve, ata mendojnë se duhet të ndërhyhet patjetër në ligjin e legalizimeve, pasi ky ligj ka të përcaktuar që pagesa bëhet në lekë. Kështu që duhet të ndërhyjmë në ligj, në përputhje me premtimin e bërë. 80 përqind të vlerës të të gjithë sipërfaqes që i takon në përputhje me ligjin do ta paguajnë me letra me vlerë.”

Kryeministri sqaroi se për sipërfaqet jashtëligjore, që ligji e parashikon me vlerë tregu, 50 % e tyre do të paguhen me letra me vlerë. “Domethënë, në qoftë se një personi i takon të legalizojë banesën dhe 300 m2 në përputhje me ligjin, ai 80 për qind do t’i ketë. Pra, ashtu siç janë përcaktimet ligjore. Sipërfaqja ekstra, që është jashtë parashikimit ligjor të procesit të legalizimit dhe që është parashikuar të paguhet me vlerën e tregut, do të jetë 50 me 50,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri  tha se gjithashtu qeveria ul  në masën 0.5 %  te vlerës së banesës për legalizim, taksën e infrastrukturës “Është bërë dhe një ndërhyrje jashtëzakonisht e domosdoshme për procesin e legalizimit, është ulur taksa e infrastrukturës. Duke qenë se ky është një proces masiv është vendosur që kjo taksë të jetë 0.5 % e vlerës së banesës për legalizim.”


08/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave