Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Interesi i biznesit ndėrkombėtar pėr tė investuar nė Shqipėri, nė rritje
 

 

Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh:

“Mbledhja e sotme ka si kryefjalë investimet e huaja. Ne miratojmë sot dy kontrata për ndarje të prodhimit për kërkim-zhvillim dhe prodhimin e hidrokarburave në Shqipëri në bllokun Jon 5 në det ndërmjet vendit tonë dhe kompanisë MEDOIL, dhe një kontratë tjetër shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal-Gorisht-Kosur-Cakran-Mollaj dhe në vendburimin e Delvinës ndërmjet ALBPETROL- STREAMOIL GAS LIMITED. E para është një kompani angleze e dyta është një kompani mikse ndërkombëtare. Këto janë dy kompani shumë serioze të cilat pas një periudhe negociatash intensive kanë firmosur kontratat me ALPETROL, kontrata shumë të rëndësishme për naftën, kërkimin nxjerrjen dhe prodhimin e saj në vendin tonë. Së pari këto i bashkohen kompanive të tjera që operojnë sot dhe që faktikisht kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme prodhimin e naftës në vend deri në 500 mijë tonë vitin që kaloi. Sërish ky vit parashikohen rritje të tjera të ndjeshme. Rrisim me këto kontrata rreth 3 herë të ardhurat e ALPETROLIT. Disa prej tyre janë të angazhuara në kërkim, por mbeten të përqëndruara shumë në shfrytëzimin e naftës në fushat e njohura, e cila sipas vlerësimeve të ndryshme arrin një sasi shumë të madhe rreth 1 miliardë e 800 milionë fuçi. Nga kjo natyrisht me metodat parësore të cilat do të aplikojnë këto kompani do të rimerret një përqindje 10 -12 %, një përqindje kjo që është e mjaftueshme për Shqipërinë për shumë e shumë vite për të plotësuar nevojat. Kurse me metodën dytësore përfitimi i saj mund të shkojë deri në 60 %. Nafta është një sektor që duhet të ketë vëmendje të veçantë dhe faktikisht kompanitë serioze ndërkomëbatre po tregojnë interes të madh në rritje. Me futjen e këtyre dy kompanive shënohet një kthesëe rrënjësore si në kërkimin ashtu edhe në nxjerrjen e naftës dhe të gazit. Futja e tyre është një dëshmi madhore, e fokusimit të biznesit ndërkomnbëtar e dëshirës dhe vendimit për të investuar në Shqipëri. Ndonëse verë dhe vapë, faktikisht vendimet për investimet e huaja gjatë këtyre 3-4 javëve kapin shifra shumë të mëdha. Para tre javësh ne miratuam Devollin që shkonte në rreth 1 miliardë Euro si kaskadë, çimenton Titanin. Dy kompani shumë serioze në naftë, por javën e ardhme ka sërish vendime shumë të rëndësishme në fushën e investimeve”.


Kryeministri Berisha: Miratimi i kontratave me MEDOIL dhe STREAMOIL, kthesë rrënjësore në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës

Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së sotme dy kontrata të rëndëishme që i hapin rrrugën shumëfishimit të prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri. Këto dy kontrata, e para mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë MEDOIL për kërkimet e naftës dhe gazit në detin Jon, dhe e dyta mes ALBPETROL dhe STREAMOIL & GAS LIMITED për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet ekzistuese Ballsh-Hekal-Gorisht-Kosur-Cakran –Mollaj dhe në vendburimin e Delvinës, do të rrisin me tre herë të ardhurat e ALBPETROL. Prezenca e kompanive të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme prodhimin e naftës në vend duke e çuar në mbi 500 mijë tonë vitin e kaluar. Sipas vlerësimeve Shqipëria ka një sasi të madhe nafte që shkon deri në 1 miliardë e 800 milionë fuçi. Futja e këtyre dy kompanive në tregun e hidrokarbureve shënon një kthesë rrënjësore në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës në Shqipëri. Kontrata me këto dy kompani ndërkombëtare serioze vjen pas nënshkrimit të kontratave për ngritjen e disa hidrocentraleve nw vend, apo investime të tjera siç ishte ajo në fushën e çimentos me kompaninë TITAN. Kompanitë MEDOIL dhe STREAMOIL & GAS LIMITED u bashkohen kompanive të tjera që operojnë në sektorin e kërkimit, zhvillimit, nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në Shqipëri.


10/08/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave