Kryeministri Berisha tha sot se me politika e pagave dhe pensioneve është një shtyllë konstante e programit të qeverisë që ai drejton.
“Me politikën tonë të pagave dhe pensioneve, - tha Kryeministri - ne ia kemi dalë të ngushtojmë në mënyrë të ndjeshme diferencën midis pagave më të larta dhe atyre mesatare e minimale. Dy vjet më parë, diferenca midis pagës maksimale dhe asaj mesatare të administratës ishte rreth 11 herë, sot është në raportin 1 me 5, sepse paga mesatare në vend arrin në rreth 459.260 lekë, ose 460 dollarë. Dua të garantoj punonjësit e administratës së politika e rritjes së pagave është një shtyllë konstante e programit tim, është një politikë që bazohet në bindjet e mia më të thella se administrate duhet të paguhet, se lumi i djersës që derdhin këta punonjës duhet shpërblyer. Unë kam kënaqësi të madhe se për pothuaj 1/6 e popullatës shqiptare që janë nënat baballarët, gjyshet e gjyshërit e këtij vendi, kemi bërë rritjen më të madhe, që ata e meritojnë plotësisht. Kemi ngushtuar në mënyrë të ndjeshme diferencën midis pensioneve në fshat e qytet, kemi hedhur bazën për barazimin e këtyre pensioneve dhe mendoj se kjo është domosdoshmëri morale dhe ligjore, sepse askush nuk ka vuajtur më shumë, sesa punëtori i kooperativës bujqësore apo fermës. Ndaj tani arrijmë t’u japim pensionin që meritojnë.”
27/04/2009