Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Rritja e pagave dhe pensioneve ėshtė pėrmbushje e premtimit dhe programin tonė tė vitit 2005
 

- Qeveria miratoi paketën e vendimeve për rritjen e pagave dhe pensioneve të rreth 800 mijë familjeve shqiptare, nga data 1 maj 2009.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë vendimesh për rritjen nga data 1 maj të pagave dhe pensioneve për rreth 800 mijë familje shqiptare. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë paketë, e  konsideroi atë një nga arritjet më të mëdha të qeverisë dhe përmbushje e premtimit dhe programit të saj.

 

“Nga data 1 maj e tej të nisë rritja e pagave dhe pensioneve, në përputhje me premtimet e dhëna nga qeveria shqiptare dhe mazhoranca aktuale në pranverën e viti 2005. Për mua dhe të gjithë ne, së bashku, është një nga arritjet më të mëdha të karrierës sonë politike, pasi ne ia dolëm në përputhje me premtimet dhe programin të vendosim sot për dyfishimin e pagave të 44 mijë të punonjësve të arsimit, krahasuar kjo me 4 vite më parë,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri tha se në këto 4 vjet, për pagat dhe pensionet qeveria ka vendosur rreth 500 milion dollarë, kundrejt gjithsej 127 milion dollarë, të vendosur në 8 vite të marra së bashku, nga qeveritë e mëparshme.

 

Kryeministri Berisha njoftoi rritjen e pagave dhe pensioneve, sipas kategorive dhe konkretisht:

 

- Paga në sektorin e shëndetësisë, mjekë dhe infermiere, dyfishohet.

 

- Paga mesatare për rreth 104 mijë punonjës buxhetorë, nga 273 mijë lekë që ishte në pranverën e vitit 2005, kalon në 459 mijë lekë në muaj, ose 68 përqind më e lartë. Pagat e zyrtarëve të lartë nuk rriten, por mbeten ato që janë. Duke arritur një pagë të tillë mesatare, - u shpreh Kryeministri - ne kalojmë qartësisht me mbi 30 përqind pagën mesatare të dy vendeve anëtare të BE-së dhe barazohemi me tre vendeve të tjera, natyrisht bëhet fjalë për vende ish komuniste.

 

- Paga e mësuesve të arsimit parauniversitar nga një pagë prej rreth 230 mijë lekë kalon në rreth 460 mijë lekë, pra, 100 përqind më e lartë se në vitin 2005. 

 

- Paga e punonjësve të infermierisë nga një pagë prej 150 mijë lekë kalon në 310 mijë lekë, pra, 100 përqind më e lartë se në vitin 2005. Paga mesatare për mjekët rritet nga 226 mijë lekë në 470 mijë lekë në muaj, ose 108 përqind.

 

- Paga minimale në administratën publike shkon në dyfishim.

 

- Të ardhurat pensionale, duke mos llogaritur këtu 50 mijë lekëshin në fund vitit, rriten nga 49 përqind,sipas llojit të pensioneve, në 135 përqind. Kjo përbën rritjen më të madhe e të pakrahasueshme se çdo kohë dhe vend tjetër.

 

- Të ardhurat pensionale minimale në qytet rriten nga 83500 mijë lekë në 12400 mijë lekë, rriten me rreth 49 përqind.  

 

- Të ardhurat pensioneve minimale në fshat rriten në masën 100 për qind. Pensionet maksimale në fshat rriten në masën 70 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale maksimale në qytet rriten në masën 30 përqind.

 

- Pensionet e pleqërisë në qytet kapin një rritje prej 42 përqind.

 

- Pensionet e invaliditet rriten me 54 përqind.

 

- Pensionet mesatare familjare në qytet janë rritur me 54 përqind.

 

- Pensionet mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur me rreth 80 përqind.

 

- Pensionet mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 107 përqind.

 

- Pensionet mesatare familjare në fshat janë rritur me 127.4 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale mesatare të pleqërisë në qytet rriten me 51 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale mesatare të invalidtitetit në qytet rriten me 59 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale mesatare familjare në qytet rriten me 55 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale mesatare të pleqërisë në fshat rriten me 95 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit në fshat rriten me 123 përqind.

 

- Të ardhurat pensionale mesatare familjare në fshat rriten me 135 përqind.

 

Kryeministri qartësoi se këtu nuk është përfshirë një rritje që shtrihet në të gjithë muajt, që për fshatin shkon 10 përqind dhe qytetin 5 për qind, të cilën e kemi quajtur ‘kartolina e vitit të ri’ dhe me të zerohet e tërë rritja e çmimeve. Kjo rritje, tha Kryeministri, është rritje neto e pensioneve.


27/04/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave