Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Masat e qeverisė kanė qenė jashtėzakonisht tė efektshme dhe procesi i pajisjes sė qytetarėve me letėrnjoftimin elektronik po ecėn me ritme tė shpejta
 

- Qeveria vendos subvencionin për transportin për shtetasit që ndodhen në zona me distancë të largët nga qendrat e aplikimit për letërnjoftimin elektronik

 

- Dje numri i personave që kanë aplikuar kanë arritur në 17 mijë në ditë dhe tendenca është të shkohet drejt 20 mijë aplikime në ditë. Kapacitet janë të plota për ta përfunduar brenda muajit maj.

 

Qeveria miratoi sot vendimin për subvencionin e transportit të shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në komuna me distancë të largët nga qendra e aplikimit, për pajisjen e tyre me letërnjoftimin elektronik.

 

Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë vendim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, tha se qeveria do të paguajë transportin e shtetasve në komunat dhe fshatrat e tyre që janë larg qendrave të aplikimit për pajisjen me letërnjoftimin elektronik.

 

“Me riorganizimin e Gjendjes Civile, në disa komuna pati një heqje të tyre, për shkaqe objektive administrative dhe është në rishqyrtim e riorganizim krijimi me kohë të pjesshme i zyrave të gjendjes civile në këto komuna, por, derisa të krijohen, zgjedhësit e këtyre komunave do të kenë të paguar transportin për në komunat, ku ndodhen qendrat e aplikimit. Natyrisht, kjo do të aplikohet jo vetëm për këto komuna, por edhe për fshatrat e një komune që ndodhen larg. Ka komuna shumë të hapura që, realisht, në këmbë janë mbi tre orë dhe këtyre zgjedhësve qeveria do të marrë përsipër t’u paguajë transportin për në qendrën e aplikimit,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha informoi se procesi i aplikimit ecën me ritme të shpejta dhe se gjatë 2-3 ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

 

“I pari, - tha Kryeministri - ka të bëjë me blerjen e kuponëve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare dhe përgëzoj këto dy institucione për kapacitetet që dëshmuan për të gjithë pensionistët me pension minimal në qytet dhe të gjithë pensionistët e fshatit që nuk kanë pasaportë. Kjo ka nisur që dje dhe ka një interesim në rritje të tyre.

Regjistri elektronik është një avantazh i jashtëzakonshëm. Ministria e Brendshme për një kohë të shkurtër, prej rreth një viti, duke krahasuar regjistrin elektronik të gjendjes civile me listën elektronike të pensionistëve ka arritur të identifikojë të gjithë ata që përfshihen në këtë kategori dhe nuk kanë letërnjoftim. Kjo bëri të mundur që të përllogariten shumë mirë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po blen kuponët për këtë kategori dhe qeveria, në datën 1 maj, do të shtojë në fondin e Institutit të gjithë shpenzimet që ai po bën paradhënie. E njëjta gjë po bëhet me studentët. Është në përfundim verifikimi i listës së studentëve që nuk kanë pasaportë. Pesë ditë më parë, ka filluar edhe procesi për kuponët për personat që janë në asistencë sociale.”

 

Kryeministri Berisha konsideroi se masat e qeverisë kanë qenë jashtëzakonisht të efektshme dhe numri i personave që kanë aplikuar kanë arritur në 17 mijë në ditë dhe tendenca është të shkohet drejt 20 mijë aplikime në ditë. Firma e prodhimit të kartave ka hapur 58 qendra të reja aplikimi më shumë, sesa ishte parashikuar në kontratë.

 

“Procesi po ecën me shpejtësi të admirueshme. Në orët e para të mëngjesit, numri i aplikimeve ka arritur në 600 mijë dhe me ritmet prej 17-20 mijë aplikime në ditë, kapacitet janë të plota për ta përfunduara brenda muajit maj dhe për këtë kemi një raport shumë të hollësishëm nga Fondi Shqiptaro-Amerikan që është pjesëmarrës i konsorciumit ALEAT që prodhon kartat.”

 

Duke i quajtur spekulime primitiv dhe mashtrim ndaj qytetarëve deklarimet e opozitës që e konsiderojnë çmimin e letërnjoftimit si taksë vote, Kryeministri tha se qeveria ka paguar në masën 80-100 për qind të çmimit për rreth 700 mijë qytetarë.

 

“Këto janë zhvillime shumë pozitive. Ata që spekulojnë me të ashtuquajturën taksë vote, bëjnë një akt sharlatanizmi të paprecedent dhe përpiqen të mashtrojnë si ordinerë qytetarët. Çmimi i saj nuk ka qenë kurrë çmimi i prodhimit të mallit. Çmimi i prodhimit të mallit bazohet mbi koston dhe ka mënyrën e tij të llogaritjes. Qeveria jo vetëm nuk ka vendosur taksë mbi çmimin e prodhimit, përkundrazi për rreth 700 mijë qytetarë ka paguar çmimin në masën 80 deri në 100% të tij dhe merr nga 0 deri në 200 lekë. Në një kohë, kur në të gjitha vendet përreth, këto karta janë shituar edhe deri në 50 euro dhe këtu nuk po flas për vendet e pasura, megjithëse edhe për këto vende, me të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, çmimi prej 50 euro nuk është pak. Ne po e japim me 1.5 euro. Po përpiqen të mashtrojnë qytetarët. Çfarë mund t’u thuash qytetarëve që i kanë blerë pasaportat me çmimin 5 mijë lekë dhe nuk janë një apo dy, por 2 milion shqiptarë dhe këtë çmim e kemi gjetur nga qeveria socialiste. Apo për certifikatat me fotografi. Ndaj ky është një spekulim shumë primitiv,” u shpreh Kryeministri Berisha.

 

Çmimi i blerjes së kartave, - vijoi më tej Kryeministri - nuk ka asnjë taksë, përkundrazi është subvencionuar për 700 mijë persona që janë konsideruar në nevojë, për të cilët qeveria, ka edhe meritën e madhe, pasi ka dyfishuar të ardhurat e tyre. “Ne i kemi gjetur me 34 dollarë dhe më 1 maj, ata marrin 70 dollarë. Kur unë, në këtë zyrë, flisja për skemën e kafshatës, ata që shkumoheshin në vaska floriri ironizonin. Skema e kafshatës ka dhënë efektin e padiskutueshëm dhe ishte kalkulimi më i drejtë i qeverisë, sepse ajo synonte që ata që ishin me 1 dollar në ditë të bëheshin me 2 dollarë në ditë. Varfëria e ka treguesin e saj vetëm mbi të ardhura dhe vetëm mbi to bazohet. Skema e kafshatës në tërësinë e vet, së bashku me masa të tjera, bëri që kjo qeveri të rrisë nga 69 për qind faturën sociale, çka do të thotë ta dyfishojë plotësisht atë. Qeveria ka pasur një sukses të veçantë në këtë drejtim,” u shpreh Kryeministri, duke siguruar se për sa kohë do të jetë e nevojshme qeveria do ta vazhdojë këtë skemë.

 

 

 

 


22/04/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave