Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria kufizon rritjen nga pushteti vendor deri nė 10% tė taksės sė biznesit tė vogėl
 

- “Organi tatimor qendror, me një Task Force të veçantë, të shqyrtojë me përparësi çdo ankesë të biznesit të vogël. Qeveria do të ketë tolerancë zero ndaj abuzimit me të.”

 

Qeveria miratoi sot projektligjin për sistemin e taksave vendore, që kufizon rritjen nga pushteti vendor deri në 10 për qind të taksës të biznesit të vogël.

 

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar biznesin e vogël sektorin më të fuqishëm të ekonomisë, ku janë punësuar rreth 200 mijë vetë, tha se kjo masë synon shmangien e abuzimeve ndaj kësaj biznesi.

 

“Biznesi i vogël është për Shqipërinë sektori më i fuqishëm i ekonomisë. Pavarësisht se kontributi i tij në buxhetin publik është pakrahasimisht më i vogël se biznesi i madh, biznesi i vogël është gjeneratori i punësimi në vend. Në këtë biznes janë të punësuar minimalisht 180-200 mijë shqiptarë. Taksa e biznesit të vogël u transferua tërësisht, në përputhje me konceptin e decentralizimit, në bashki e komuna. Sot, ky biznes është vendosur në vështirësi, në disa qytete të vendit”, - u shpreh Kryeministri, duke bërë të qartë se “duke respektuar problematikën e pushtetit vendor, ne ngushtojmë marzhin, duke mos pasur të drejtë të vendosë më shumë se 10 për qind të taksës të biznesit të vogël.”

 

Kryeministri Berisha njoftoi gjithashtu një tjetër masë në mbështetje dhe mbrojtje të biznesi të vogël.

 

“Organi tatimor qendror, - u shpreh Kryeministri - me një Task Force të veçantë, të shqyrtojë me përparësi çdo ankesë të biznesit të vogël. Qeveria do të ketë tolerancë zero ndaj abuzimit me të. Ashtu siç po bën këtë ligj, qeveria mund të bëjë edhe ligje të tjera për ta mbrojtur atë.”

 

Duke garantuar pushtetin vendor se qeveria është e gatshme t’i ndihmojë, në përputhje me nevojat që kanë, Kryeministri theksoi se nuk mund të pranohet që bashkitë të rrisin çdo vit taksën e pastrimit apo gjelbërimit. “Atëherë, - u shpreh Kryeministri - është e drejtë të pyesim se kur ka qenë normale dhe kur abuzive, cili nivel është normal dhe cili abuziv, apo në qoftë se pas tre viteve janë katërfishuar, lind pyetja çfarë ndodhi që ato të katërfishohen.”

 

Kryeministri Berisha konsideroi se një tjetër masë në mbështetje dhe mbrojtje të biznesit të vogël do të jetë edhe rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj.  

 

“Ky vit, në të cilin biznesi i vogël ndjen më shumë pasojat e krizës botërore, i ndjen ato, së pari me uljen e konsumit për shkak të kësaj krize. Ndaj rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj është mbrojtja më e mirë që i bëhet biznesit të vogël, sepse është një rritje shumë e ndjeshme e fuqisë blerëse e, së paku, 800 mijë familjeve shqiptare. Është e pabesueshme dhe e pakonceptueshme që ky akt sulmohet, në vend që të përgëzohet. Duke sulmuar këtë akt, veçse dëshmohet se alternativë e vetme është mjerimi dhe varfëria. Në qoftë se rrisim pagat dhe pensionet, në raport me tregun, përfituesi numër një, pas atyre që përfitojnë këtë rritje page e pensioni, është biznesi i vogël. Kjo do të thotë më shumë shitje për të dhe kjo është jeta e tij,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha siguron biznesmenët e vegjël se qeveria do të monitorojë me vëmendje të madhe gjendjen e tyre për t’i dhënë përgjigjen e merituar imediate çdo abuzimi mbi ta.


15/04/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave