Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Me hyrjen sot nė fuqi tė MSA-sė, mes Shqipėrisė dhe BE-sė fillon njė erė e re
 

- “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e votëbesuar si rezultat i reformave serioze të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe Shqipëria në tërësi, gjatë këtyre dy viteve, u ratifikua nga 27 qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare.”  

 

 

Kryeministri Berisha përshëndeti në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, hyrjen sot në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke e vlerësuar këtë si një kapitull të ri në marrëdhëniet me BE, por, njëkohësisht, edhe si përgjegjësi të reja për të gjithë institucionet shqiptare.

 

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Sot, midis shqiptarëve dhe BE-së hapet një kapitull i ri, jashtëzakonisht i rëndësishëm, në procesin e integrimi të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e votëbesuar si rezultat i reformave serioze të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe Shqipëria në tërësi, gjatë këtyre dy viteve, u ratifikua nga 27 qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare.  

 

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së hyjnë në një erë të re. Shqipëria dhe BE-ja, tani e tutje, do të bashkërendojnë bashkëpunimin e tyre mbi bazën e Këshillit të Stabilizim Asociimit, i cili mblidhet muajin maj që vjen. Ndërkohë, shqiptarët me këtë Këshill dhe status  fitojnë të drejta në përputhje me standardet shumë më të gjerë në procesin e integrimit se deri tani dhe një ndër më të rëndësishmet është ajo e lëvizjes së lirë. Natyrisht, liberalizimi i vizave me Shqipërinë apo heqja e tyre nuk përcaktohet vetëm nga hyrja në fuqi e MSA-së, por përcaktohet gjithashtu, njëlloj edhe nga pajisja e qytetarëve shqiptarë me dokumente të reja identiteti. Ndaj, edhe një herë, në emër të qeverisë, u bëj një apel miqësor çdo shqiptari që të marrë letërnjoftimin e ri, si një dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar si në procesin e votimit, për të votuar si çdo qytetar tjetër i vendeve më të zhvilluara të këtij kontinenti, por për të dëshmuar gjithashtu, se me aktin e tij, ai dëshiron të kontribuojë në lëvizjen e lirë, të kontribuojë në rritjen e sigurisë së vendit, dëshiron të kontribuojë në procesin e integrimit.

 

Hyrja në fuqi e MSA-së do të thotë hyrje në fuqi e përgjegjësive të reja për qeverinë, parlamentin dhe të gjitha institucionet e vendit. Unë kam besim se institucionet e vendit, sikundër ia dolën deri më sot që, me reformat e ndërmarra, të bindin dhe të meritojmë votëbesimin e 27 vendeve anëtare, me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje do të dëshmojnë seriozitetin më të madh në implementimin e përpiktë të të gjitha klauzolave të saj. Dua të theksoj edhe një herë se për vendin është e domosdoshme që të implementojmë të gjitha çështjet e ngritura në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Çdo vonesë në implementimin e tyre, çdo shtyrje absolutisht veçse shtyn dhe vonon procesin e progresi të mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Të gjitha ato janë objektiva që ne duhet t’i realizojmë sa më shpejt. Ndaj në mbledhjen tjetër ne do të bëjmë një analizë objektiv për objektiv të çdo ministrie, mbi bazën e dokumenteve që Ministria e Integrimit ka shpërndarë për çdo ministri, do t’i shqyrtojmë ato dhe do të raportohet për përmbushjen e tyre.”


01/04/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave