- Miratohet vendimi, i cili ndër të tjera përcakton se në rast se punonjësit e gjendjes civile lejojnë aplikimin e shtetasve me pasaportë brenda kësaj periudhe, kostoja e aplikimit i ngarkohet punonjësit të gjendjes civile.
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik që kanë të bëjnë me përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve.
Në bazë të ndryshimeve të miratuara, procedura e aplikimit për shtetasit, të cilët disponojnë pasaportë fillon në datën 1 maj 2009. Nga ky rregull bëjnë përjashtohen ata që kanë aplikuar brenda datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht.
Ndërsa, në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit që disponojnë pasaportë do të fillojë më 1 qershor 2009.
Nëse nga grupet e monitorimit vërehen, gjatë aplikimit, shkelje të afateve e të procedurave, të parashikuara në këtë vendim, nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjësit përgjegjësit.
01/04/2009