Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria do tė kufizojė tė drejtėn e pushtetit vendor pėr tė rritur vetėm deri nė 10% mbi taksėn e biznesit tė vogėl
 

- “Ne nuk jemi një vend i industrive gjigande, por edhe këto vende 70 për qind të forcës së punës e ka të punësuar në biznesin e vogël. Prandaj, përkujdesi ndaj këtij biznesi duhet të jetë përkujdesja e parë e qeverisë qendrore dhe asaj vendore, në mënyrë që mbarëvajtja e tij të mos cenohet, pasi ai është gjeneratori i punësimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë e kudo.”

 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se qeveria do të vendosë kufizimin e të drejtës së pushtetit vendor për të rritur vetëm deri në 10 për qind mbi taksën e biznesit të vogël, shumën që ata duhet të paguajnë për të gjitha tarifat dhe taksat e tjera së bashku.

 

Kryeministri Berisha theksoi se biznesi i vogël punëson forcën kryesore të punës, ndaj dhe përkujdesi ndaj tij duhet të jetë një përparësi si e qeverisë qendrore, ashtu edhe e asaj vendore.

 

“Ne nuk jemi një vend i industrive gjigande, por edhe këto vende 70 për qind të forcës së punës e ka të punësuar në biznesin e vogël. Prandaj, përkujdesi ndaj këtij biznesi duhet të jetë përkujdesja e parë e qeverisë qendrore dhe asaj vendore, në mënyrë që mbarëvajtja e tij të mos cenohet, pasi ai është gjeneratori i punësimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë e kudo. Edhe sikur të ishim një vend i industrive të mëdha, çka nuk jemi, por që do të bëhemi, ne duhet të tregonim përkujdesje maksimale ndaj biznesit të vogël. Le të quhet taksë apo tarifë, ato janë para që dalin nga kontot. Unë nuk jam që ata të mos kenë të drejta për tarifat dhe të kenë një hapësirë, por qeveria i ka lejuar vetes totalisht vetëm 10 për qind mbi tatim fitimin, totalisht vetëm 10 për qind mbi të ardhurat personale, nga 25 për qind që ka qenë më parë dhe nuk po bën asgjë tjetër, por po u kërkon qeverive vendore të përdorin të njëjtën përqindje mbi taksën e biznesit të vogël, që vilet tërësisht për llogari të arkës së qeveritarëve vendorë,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar spekulimin me këtë çështje të rëndësishme të padobishëm, theksoi se kjo masë e qeverisë synon që mbi biznesin e vogël të mos vendoset një barrë fiskale më e madhe se 1.5 për qind dhe 10 për qind e saj, një kufi ky i njëjtë edhe për qeverinë qendrore.

 

“Ne, - tha Kryeministri - nuk po bëjmë asnjë arbitraritet, por po u vendosim qeverive vendore atë kufi që i kemi vendosur qeverisë qendrore. Është e pandershme të spekulosh me tatim fitimin. Tatim fitimi është interesi më i mirë i biznesit të vogël, sepse është mekanizmi që u jep mundësi atyre të rimbursohen në fund, edhe për taksën që paguajnë mbi xhiron. Në qoftë se taksa është 1.5 për qind, futja e komponentit prej 10 për qind e tatim fitimit bën që në fund të vitit, ata të mund edhe të marrin nga taksa e xhiros që kanë paguar më shumë. Nuk duhet të spekulojmë e ta kthejmë në politike këtë çështje, përkundrazi ajo është bërë për ta nxjerrë nga informaliteti, sepse nëse dikush bëhet evazor, falimenton tjetrin fqinj. Këto praktika nuk mund të ndodhin. Nga ana tjetër, qeveritarët vendorë janë të vetëdijshëm se ne kemi 3 dhe 4-fishuar grantin për ta, gjë të cilën e meritojnë dhe ne do ta rrisim sërish në mandatin e dytë. Ne e kemi politikë konstante rritjen e grantit për qeveritë vendore. Një përpjekje që u bë për të transferuar taksa të tjera tek pushteti vendor, u rrëzua nga vetë socialistët. Por ne nuk mund të tolerojmë në mënyrë absolute asnjë lloj barre fiskale më të madhe se taksa 1.5 për qind dhe 10 për qind të saj.”

 

Duke theksuar se bashkëpunimi me qeveritarët vendorë është politikë konstante e qeverisë, Kryeministri Berisha tha se nuk duhet të bëhet politikë në kurriz të atyre që rrinë 18 orë në këmbë për të nxjerrë jetesën.

 


01/04/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave