Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria ka identifikuar mijėra hektarė troje publike nė brigjet turistike pėr tė kompensuar pronarėt
 

- Një grup Ad-hock ka punuar me intensitet për identifikimin e tokave publike në zonat turistike për të kompensuar pronarët shqiptarë

 

Kryeministri Berisha trajtoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kryeministri informoi se një grup Ad-hoc ka punuar me intensitet për identifikimin e tokave publike në zonat turistike për të kompensuar pronarët shqiptarë, që do të konkretizohet së shpejti në një paketë të re aktesh nënligjore.

 

“Opinionet në këtë moment mund të jenë të ndryshme, por unë gjykoj se ky është një detyrim absolute i yni dhe pa këtë sipërmarrje, pa vënien në dispozicion të disa mijëra hektarëve tokë në troje turistike për ish pronarët, ky proces nuk do të mund të marrë zgjidhje. Vetëm qendra e Tiranës, me çmimin e saj aktual dhe që pothuajse kudo ka pronarët e vet, përbën një bazë monetare aktualisht të papërballueshme, ndaj duhet të përdorim të gjitha mundësitë dhe mundësia e parë më e madhe është t’u ofrojë pronarëve troje turistike,” tha Kryeministri.

 

Duke theksuar se këto troje do të mund të përdoren në përputhje me parimet dhe platformën e zhvillimit të turizmit, Kryeministri Berisha tha se në brigjet turistike të deteve dhe liqeneve janë identifikuar mijëra hektarë dhe territoret për këtë qëllim janë bregu i Adriatikut, një pjesë e bregut jonian dhe dy liqenet, ai i Shkodrës dhe Pogradecit. Sikundër, u shpreh Kryeministri, duhet të bëhet një shqyrtim edhe për zonën jashtë parkut kombëtar të Dajtit dhe malit të Priskës.

 

“Studimi ka avancuar shumë dhe po shkon drejt finalizimit. Është e domosdoshme që javën e ardhshme të vijnë në qeveri aktet nënligjore të procedurës së këtij procesi. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të kompensuar pronarët, sepse ky është një detyrim që rrjedh nga thelbi i këtij sistemi,” u shpreh më tej Kryeministri, duke theksuar se “nëse nuk i qëndrohet plotësisht kthimit dhe kompensimit të pronës, siç ka përcaktuar Kushtetuta e  vendit, por siç e ka në themel edhe Kushtetuta e këtij sistemi, prona nuk do të gjejë ndonjëherë stabilitet në këtë vend.”

 

Kryeministri tha se sipërfaqet e identifikuara janë verifikuar me të gjithë dokumentacionin e duhur si troje publike, çka lejon më tej përcaktimin e procedurës së transferimit e shpërndarjes së tyre.

 

“Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, - u shpreh Kryeministri - është një proces themelor, me një faturë që vjen në rritje progresive, sepse çdo vit çmimi i trojeve rritet. Ai ka arritur në 2 mijë euro në qendër të Tiranës dhe ju siguroj se në vitet në vazhdim do të arrijë në 5 mijë e më shumë euro. Ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, në përputhje me detyrimin madhor që shteti ka ndaj ish pronarëve, që ato të rikthehen ku është e mundur, të kompensohen. Pa faktorin kompensim, ky proces nuk mund të kompletohet në asnjë mënyrë, sepse zëniet e sipërfaqeve janë shumë të mëdha dhe janë jashtëzakonisht të kushtueshme. Harta e çmimeve  është përfunduar dhe mbi bazën e atyre çmimeve do mund të përdoret një sipërfaqe e madhe që është identifikuar dhe verifikuar me të gjitha dokumentacionet se është sipërfaqe publike. Mbetet për të përcaktuar procedurën e transferimit dhe mënyrën si do të shpërndahet kjo sipërfaqe.”

 

Kryeministri shprehu besimin se kjo nismë do të ketë një mirëkuptim të gjerë, pasi zgjidhja e problemit të pronësisë është kushti më themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e tregut të lirë.

 

Pas vendimit të qeverisë për kreditimin e të gjitha familjeve për lirimin e rreth 3 mijë banesave të pronarëve, Kryeministri e vlerësoi këtë paketë të re të akteve nënligjore që pritet të kalojë së shpejti ne Këshillin e Ministrave si përgjigjen më serioze që krijon kushte për zgjidhjen e këtij problemi sa të ndërlikuar, aq edhe të rëndësishëm, duke përgëzuar Ministrinë e Drejtësisë dhe grupin e ekspertëve për punën e bërë në hartimin e saj.

 

 


25/02/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave