Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Miratohet paketa e vendimeve pėr aderimin e Shqipėrisė nė NATO
 

- Kryeministri Berisha: Procesi i ratifikimit të Protokollit do të kompletohet në afatin më optimal, që do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

 

Qeveria miratoi në mbledhjen e saj sot edhe paketën e vendimeve për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

 

Kryeministri tha se paketa e vendime përbën bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm, anëtar të NATO-s.

 

Duke evidentuar faktin se procesi i ratifikimit nga vendet anëtare të NATO-s të Protokollit të anëtarësimit për Shqipërinë, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për këto vende dhe shprehu bindjen se procesi i ratifikimit do të përfundojë së shpejti.

 

“Procesi i ratifikimit të Protokollit po ecën me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe dua t’i shpreh një mirënjohje të thellë ndaj të gjitha vendeve anëtare që përparësuan ratifikimin e Protokollit në një kohë rekord. Ky proces do të kompletohet në afatin më optimal që do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO,” u shpreh Kryeministri.

 

Protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në Traktatin e Aleancës së Atlantikut të Veriut është ratifikuar nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të NATO-s.


11/02/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave