Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton paketėn pėr privatizimin e aksioneve tė qeverisė nė Albtelekom
 

-     Nga privatizimet 10 për qind e vlerës do të kalojë si fond për kompensimin e pronarëve dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot paketën për privatizimin e aksioneve të qeverisë në Albtelekom.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se, pas privatizimit të ARMO-s dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH-së, ky proces do të vazhdojë me shitjen e aksioneve të qeverisë në të gjitha sipërmarrjet, ku qeveria është aksionere.

 

“Praktika tregon se është një mendësi tejet e tejkaluar aksionerizmi i qeverisë. Ndaj pas një procesi shumë të suksesshëm me AMC-në, duhet të presim një proces tjetër të suksesshëm me shitjen e aksioneve të qeverisë në Telekom. Privatizimi përbën një nga premtimet madhore të kësaj qeverie, si dhe mbajtja e tij të plotë. Faktikisht, u realizuar me sukses privatizimi i Albtelekom, ARMO-s, OSSH-së, është në negocim kontrata për INSIG-un, u shitën aksionet e qeverisë në AMC, do të shiten dhe aksionet e qeverisë në Telekom,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha tha se 10 për qind e vlerës së privatizimeve do të përdoren si fond shtesë për kompensimin e pronarëve dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

 

“Në të gjitha ndërmarrjet, ku qeveria është aksionere, - u shpreh Kryeministri - aksionet do të shiten dhe siç është përcaktuar në ligjin e miratuar nga parlamenti, 10 për qind e vlerës nga të gjitha këto privatizime do të kalojë  për kompensim të pronarëve dhe dëmshpërblim të të përndjekurve politikë. Kështu që, fondi si i dëmshpërblimit, ashtu edhe i kompensimit, do të kenë rritje të ndjeshme progresive, përveç rritjes direkt edhe nga burime të tjera. Fondet e privatizimit janë fonde shtesë për këtë qëllim.”


11/02/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave