Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria vendos hapjen vitin e ardhshėm akademik tė universitetit mjekėsor
 

- “Universiteti i mjekësisë do të harmonizojnë si udhëheqjen diagnostike, kurative, shkencore, me menaxhimin e institucioneve qendrore spitalore.”

 

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, hapjen në vitin e ardhshëm akademik të universitetit të mjekësisë, si pjesë e reformës për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor në vend.

 

“Në dekada, por edhe më gjatë ka ekzistuar edhe një hierarki në këtë sistem, midis komponentit universitar të saj dhe komponentit strikt mjekësor. Modelet më të pajtueshme sot, janë modelet universitare. Universiteti i mjekësisë do të harmonizojnë si udhëheqjen diagnostike, kurative, shkencore, me menaxhimin e institucioneve qendrore spitalore, sikundër do të diversifikojë ose do t’i përgjigjet larmisë së madhe të kërkesave e shërbimeve,” u shpreh Kryeministri.

 

Duke vlerësuar se për ngritjen e universitetit të mjekësisë ekziston tashmë një bazë solide, me fakultet e mjekësisë, me një numër të konsiderueshëm studentësh dhe një ekip pedagogësh me eksperiencë, Kryeministri Berisha kërkoi njëherësh edhe shqyrtimin e modeleve të suksesshme në vende të tjera.   

 

“Ekziston një bazë e fuqishme, një ekip me shkallë të lartë profesionalizmi dhe eksperiencë të madhe. Sot, në fakultetet dhe degët e mjekësisë janë rreth 5500 studentë. Pra, ka një korpus të gjerë studentësh dhe pedagogësh. Në vetë natyrën e punës, në këtë fakultet edhe numri i pedagogëve është i konsiderueshëm dhe duhet të jetë. Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë duhet të nisë punën për të shqyrtuar të gjitha modalitetet. Një udhëtim faktmbledhës është organizuar kohë më parë në Austri. Po ashtu Gjermania ka modele të tilla.

E rëndësishme është se ky universitet të nisë punën vitin e ardhshëm akademik. Ai do të jetë një kontribut i madh në reformën e sistemit shëndetësor që ne kemi nisur.”

 

Kryeministri tha se universiteti, fillimisht, do të ketë mbështetjen financiare të qeverisë për të kaluar më pas tërësisht në fazën publike.

 

“Faza e parë do të ketë një mbështetje të gjerë, për të kaluar më pas tërësisht në fazën publike, ku autonomia dhe pavarësia e tij financiare do të jetë shumë më e madhe. Por fillimit universiteti ka nevojë për një ndihmë e mbështetje të fuqishme buxhetore, si edhe çdo gjë e re. Duhet të kemi parasysh se kjo mbështetje është jetike si për mësimdhënien, ashtu edhe për klinikat, për diagnozën, kurimin, shërimin, riaftësimin e të sëmurëve.”

 

Kryeministri Berisha e konsideroi ngritjen e universitetit mjekësor një vendim në kohën e duhur, i lidhur ngushtë edhe me reformën në sistemin shëndetësor, për të cilën cilësia e shërbimit shëndetësor dhe rajonalizimi i plotë i tij mbeten dy objektivat më madhore të saj.


27/01/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave