Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Shqipėria, ndėr vendet e para nė botė qė vendos procedura tėrėsisht elektronike nė tė gjitha prokurimet publike
 

- Nuk do të ketë asnjë prokurim jo elektronik në Shqipëri

 

Qeveria miratoi sot vendimin për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike. Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është ndër vendet e para që vendos procedura tërësisht elektronike në të gjitha prokurimet publike, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit në këtë fushë.

 

“Sot, ne vendosim në mënyrë përfundimtare për të ndaluar me ligj të gjitha prokurimet publike jo elektronike. Në dijeni time, ne bëhemi ndër vendet e para në botë që ndërmarrim një hap të tillë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse i japim përgjigjen e merituar korrupsionit në këtë fushë. Kjo është një masë radikale, por për një vend si Shqipëria është jetike dhe e domosdoshme.”  

 

Kryeministri Berisha theksoi se shkeljet e konstatuara në zbatim të këtij vendimi, për moskryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike, do të ndëshkohen.   

 

“Agjencia e Prokurimeve Publike nuk do të shpallë asnjë tender jashtë sistemit elektronik. Ata që do të guxojnë ta ndërmarrin, do të zhdëmtojnë personalisht të gjithë shumën që kanë vendosur në tender. Çdo autoritet kontraktues do ta ketë për kënaqësi dhe duhet ta konsiderojë këtë si një shans të madh për të mbetur jashtë çdo komenti.”

 

Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do t’i japë Agjencinë e Prokurimeve Publike mbështetjen e duhur që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike.

 

“Qeveria, - u shpreh Kryeministri - do ta mbështesë Agjencia e Prokurimeve Publike me të gjitha fondet për të gjitha e trajnimeve dhe të bazës që kërkohet, në mënyrë që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike. Lufta kundër korrupsionit kërkon kirurgji radikale dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë. Unë ftoj të gjitha autoritetet kontraktuese që në zbatim të detyrueshëm të këtij vendimi, pra, të realizimit të investimeve dhe shpenzimeve që i kanë të domosdoshëm, të nisim menjëherë punën. Për këtë, buxheti është disponibël. Ministria e Financave çel buxhetin për të gjitha autoritetet kontraktuese, në mënyrë që të procedojnë me këtë mënyrë. Sikundër, Agjencia e Prokurimeve Publike dhe ministritë kanë propozuar disa ndryshime në procedurën e prokurimeve nën një prag të caktuar, të cilat e thjeshtojnë dhe e shkurtojnë atë, natyrisht duke ruajtur tërësisht transparencën. Edhe ky ndryshim është pozitiv, sikundër përcaktohet, si kudo, se në rast se do të bësh një ankesë, do të vendosësh një shumë të caktuar. Edhe kjo në kuadër të luftës kundër korrupsionit që, si fenomen nuk i takon vetëm sektorit publik, por është edhe në sektorin privat, ku nxisin njëri-tjetrin për t’u ankuar me qëllimin e vetëm për të vonuar procedurën, edhe kur e dinë se janë tërësisht të pashpresë në ankesën e tyre. Ne i mirëpresim ankesat, por jo ato të qëllimshmet, për ta zgjatur deri në agoni procesin. Ndaj ai që ankohet do të ketë një bazë ligjore për ankimin  tij dhe është i mirëpritur, por ta faktojë që nuk e ka me qëllim bllokimin e procesit, por ka arsye të forta ligjore për ankimin e tij.”


21/01/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave