- “Respektimi kartës së studentit është një rregull botëror. Linjat e qarkullimit duhet të respektojnë kartën e studentit. Bashkitë që shpërndajnë biletat nuk mund ta thyejnë këtë rregull.”
Kryeministri Berisha u bëri sot thirrje bashkive të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga karta e studentit në shërbimin e transportit. Duke vërejtur se karta e studentit nuk respektohet, Kryeministri Berisha theksoi se kjo është atribut i bashkive, por në rast se ato nuk e respektojnë këtë detyrim, qeveria do të mbajë qëndrim.
“Dua të tërheq vëmendjen se studentëve nuk u respektohen detyrimet që rrjedhin nga karta e studentit. Respektimi kartës së studentit është një rregull botëror. Linjat e qarkullimit duhet të respektojnë kartën e studentit. Bashkitë që shpërndajnë biletat nuk mund ta thyejnë këtë rregull. Duhet të përcaktohen penalitete të qarta. Kam ankesa nga studentët se atyre nuk u respektohet karta e studentit, me justifikimin se nuk ka më bileta për to. Kjo çështje duhet të zgjidhet, pasi ajo që u takon me kartë duhet të respektohet. Këto janë atribute të bashkisë, por në rast se bashkia nuk respekton rregullin, atëherë qeveria do të mbajë qëndrim.”
14/01/2009