Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Do tė ngremė biblioteka nė ēdo shkollė dhe qytet
 

Kryeministri Berisha tha sot se qeveria do të rrisë fondet për librin dhe do të krijojë sistemin e bibliotekave në çdo shkollë dhe qytet.

 

Duke folur për këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se “në dy vitet e kaluara, Ministria e Arsimit ka pasur një fond për blerjen e librave. Natyrisht, kjo është e domosdoshme. Ne po ngremë kabinetet informatike në të gjitha shkollat, deri në mars kompletojmë me internet të gjitha shkollat dhe kjo ka një kosto të konsiderueshme. Por është e pafalshme që shkollat tona të mos kenë edhe biblioteka moderne. Ne do të shtojmë fondet për librin dhe do të ngremë biblioteka moderne në çdo shkollë.”   

 

Kryeministri Berisha tha se qeveria do të ndjekë një politikë të konsoliduar për librin, duke konsideruar një aspekt të rëndësishëm në këtë proces përzgjedhjen e titujve më të mirë të letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

 

“Një çështje e rëndësishme , - tha Kryeministri - është edhe përzgjedhja e fondit të librave, pasi ato blihen me paratë e taksapaguesve. Natyrisht, është e domosdoshme që librat më të vlerësuar, librat më të shitur të letërsisë shqipe dhe asaj të botërore të gjenden në bibliotekat e shkollave. Shkollat duhet të jenë në krye të përpjekjes sonë për librin dhe pasioni i të rinjve për librin do të rritet.”  

 

Për këtë, Kryeministri bëri të njohur se Ministria e Arsimit do të krijojë një Task Force të posaçme që do të monitorojë përmbushjen e orientimeve në përzgjedhjen e librave më të mirë. 

 

“Ne do të krijojmë një Task Force. Sipas informacioneve që kam, nuk blihen librat më të mira dhe me interes për nxënësit. Task Force do të kontrollojë se si janë zbatuar orientimet. Interesi për librin është shumë i madh në shkollat tona. Unë kam takuar nxënës të dashuruar me librin, por, në qoftë se ne zgjedhim librat më të mirë, vendas e të huaj, që i ndihmojnë dhe ju hapin horizontin atyre, dashuria për librin do të rritet gjithnjë e më shumë. Në shkollat që kam vizituar kam gjetur libra interesantë dhe jo interesantë. Për analogji, do ta krahasoja me sektorin e ndërtimit, ku ka vila, por edhe kioska.”

 

Kryeministri theksoi se prioritet është pajisja me bibliotekë e shkollave në të gjithë vendin, për të vazhduar më pas me ngritjen e bibliotekave në çdo qytet.

 

“Ministri i Kulturës do të ndërmarrë kontakte dhe dialog me të gjithë kryetarët e bashkive për të ngritur biblioteka në ato qytete ku nuk ka. Ne do të vendosim sistemin e bibliotekave në vend. Ky rrjet duhet të zhvillohet me shpejtësi dhe aty ku nuk ka bibliotekë të ndërmarrim financimin e saj.”

 

Në mbyllje, duke iu referuar mosvotimit të buxhetit të bashkisë së Tiranës në Këshillin Bashkiak, Kryeministri Berisha u shpreh: “Po të më ishte rrëzuar buxheti, do të kisha dhënë dorëheqjen. Nuk di në planet një ‘buxhetrrëzuar’ që nuk gjen përgjegjësinë qytetare të japë dorëheqjen, përveç njërit.  Unë vetë do të kisha dhënë dorëheqjen.”


14/01/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave