Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria i propozon parlamentit ngritjen e muzeut tė krimeve dhe dhunės komuniste
 

Këshilli i Ministrave do t’i propozojë parlamentit ngritjen e muzeut të krimeve dhe dhunës komuniste.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se ngritja e një muzeu të tillë do të ndihmojë shoqërinë shqiptare të memorizojë dramën e madhe që përjetoi.

 

 “Parlamenti do të vendosë me ligj ngritjen e muzeut të krimeve dhe dhunës komuniste. Ky muze është i domosdoshëm, për ata qindra e mijëra martirë të besimit tek Zoti, të besimit tek fjala e lirë, të lirive, të cilët janë pa varre e të shpërndarë nuk dihet se ku. Një muze ku të gdhenden emrat e tyre dhe të ndërtohet me mençuri për t’u bërë një element i rëndësishëm i historisë muzeale të vendit, për të ndihmuar shoqërinë shqiptare të memorizojë në interesin e saj më të mirë, dramën e madhe që përjetoi.

 

Gjithashtu, Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Kulturës, organizimin më 20 shkurt, në Muzeun Kombëtar të një ekspozite të dhunës komuniste në Shqipëri.

 

“Muzeu kombëtar duhet të organizojë më 20 shkurt të këtij viti ekspozitën më të madhe të organizuar ndonjëherë për dhunën komuniste në Shqipëri. Për këtë duhet të nisë menjëherë puna dhe të përqendrohet i tërë potenciali për organizimin e një ekspozite, e para e madhe e këtij lloji, në mjediset e gjera të Muzeut Kombëtar.”


07/01/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave