Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: 20 shkurti, dita e nderimit tė viktimave tė regjimit komunist
 

Kryeministri Berisha tha sot se 20 shkurti do të përcaktohet si dita e nderimit të viktimave të regjimit komunist. Kryeministri Berisha, duke paraqitur këtë iniciativë në mbledhjen e qeverisë, tha se 20 shkurti është dita e ngadhënjimit të kurajës për të përmbysur realisht bustet e gjalla e vdekura të diktaturës.  

 

“Data 20 shkurt, u shpreh Kryeministri - do të shpallet me ligj dita e nderimit të viktimave të sistemit komunist. Ka pasur propozime të ndryshme për datën dhe një nga propozimet që ka ardhur nga shoqata e organizata të ndryshme është edhe data 20 shkurt. Kjo është data e ngadhënjimit të atyre që patën kurajën të përmbysin realisht bustet e gjalla e vdekura të diktaturës.”

 

Kryeministri Berisha e konsideroi 20 shkurtin edhe si ditën që e bëri Shqipërinë me opozitën e vërtetë.

 

“Dua t’ju rrëfej një ndjenjë time personale, që në fakt nuk ishte vetëm e imja, por e të gjithë shqiptarëve. Nga dita e themelimit të Partisë Demokratike deri në ditën e rrëzimit të diktaturës, - u shpreh Kryeministri - në vetëdijen tonë të thellë nuk mund të konsideroheshim një opozitë e vërtetë, sepse diktatori mbretëronte me kultin e tij çdo ditë, tek kalonim në shesh, duke na thënë ‘jam këtu, i gjithëfuqishëm, ndërsa ju mendoni se jeni, por në fakt ju nuk jeni reale, jeni fiktivë’. Dhe e vërteta është se 20 shkurti, kjo ditë e madhe që u përgatit nga një grevë e pashembullt në historinë e një vendi e po atyre që themeluan PD-në, studentëve dhe pedagogëve, kulmoi me përmbysjen e bustit e diktatorit. Të gjithë ata që nuk e arritën atë ditë, nga viti ’44 deri në 20 shkurt të vitit ’91, në atë moment kanë ndjerë një lehtësim të madh shpirtëror. Kjo ka qenë shpërblimi imediat dhe i merituar për ta. 20 shkurti ka edhe një moment të rëndësishëm masiviteti. 20 shkurtit ka një moment tjetër gjithashtu, jehonën botërore. Bota priste pikërisht këtë. Ata na ndihmuan, por sërish diktatori në qendër të sheshit Skënderbe ishte një provë jashtëzakonisht e rëndësishme e opozitës shqiptare, të cilën duhet ta kapërcente me sukses.”


07/01/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave