Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton ngritjen e Institutit tė studimeve tė krimeve dhe pasojave tė sistemit komunist nė Shqipėri
 

Kryeministri Berisha paraqiti sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, projektligjin për krijimin e Institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të sistemit komunist në Shqipëri.

 

“Sistemi komunist në Shqipëri ishte sistemi më represiv, shtypës dhe i dhunshëm në të gjithë Europën ish komuniste. Ky sistem ju krijoi shqiptarëve dramën më të madhe kombëtare në tërë historinë e tyre. Kurrë qytetarët e këtij vendi nuk kanë qenë më të shtypur e të mjeruar se në këtë sistem. Ajo çka është e domosdoshme dhe jetike është kujtesa për atë që përjetuan qytetarët e vendit,” u shpreh Kryeministri.  

 

Kryeministri Berisha e cilësoi këtë iniciativë një përpjekje për të rikujtuar dhe për të mos harruar dhunën, vuajtjet dhe dhimbjen që ky sistem u shkaktoi shqiptarëve.

 

“Në thellësitë e ndërgjegjes së një shoqërie nuk është e thjeshtë të operohet, por duhet të përpiqesh të ndihmosh e të ndikosh për një vetëdije më të kthjellët. Në asnjë rast, ne nuk kemi zgjedhur as hakmarrjen, sepse nuk do të ishte gjë tjetër se ripërsëritje e asaj që ka ndodhur, por e vërtetë është se nuk kemi zgjedhur as drejtësinë. Ka vende që kanë zgjedhur drejtësinë, por ne jo.  Ne, si me ligjin e lustracionit dhe me të gjitha ligjet e vendimet e tjera që do të ndërmerren, kemi zgjedhur më së shumti një kufizim të përkohshëm për një grup të caktuar të të drejtave të tyre, por krejtësisht të përkohshëm. Ne kemi zgjedhur një përpjekje të madhe për të rikujtuar dhe për të mos harruar.”

 

Duke iu referuar nenit 4 të këtij projektligji, Kryeministri Berisha bëri të ditura detyrat kryesore që do të ketë ky Institut:  

 

- Studion dhe vlerëson objektivisht periudhën e regjimit komunist. Identifikon aktet ligjore e nënligjore, sekrete dhe jo sekrete, të përgatitura apo të miratuara nga të gjitha institucionet, organet dhe autoritetet shtetërore dhe kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe funksionimit të të gjithë aparatit represiv të sistemit komunist;

 

- Studion dhe vlerëson objektivisht ndërtimin dhe organizimin institucional, si dhe veprimtarinë antidemokratike dhe kriminale të strukturave shtetërore të regjimit komunist, veçanërisht të organeve dhe strukturave të sigurisë së shtetit;

 

- Analizon shkaqet dhe rrugët e vendosjes së regjimit komunist, dokumente që vërtetojnë përfshirjen e personave shqiptarë, por edhe të huaj, që mbështetën ardhjen e këtij regjimi dhe të atyre që bënë rezistencë kundër tij, në rrafshin historik;

 

- Grumbullon të dhëna, dokumente dhe dëshmi që i shërbejnë ndriçimit të veprimtarisë së organeve e strukturave të sigurisë së shtetit, të formave të persekutimit dhe formave të rezistencës kundër tyre, si dhe të gjitha veprimtarive që kanë çuar në dhunimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vitet e regjimit komunist;

 

- Evidenton personat që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar direkt ose indirekt në veprime represive në jetën sociale dhe kulturore, përfshirë këtu luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga perëndimi, pamundësinë për t’u informuar, censurën e artit, kulturës, shkencës, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, kartave të ushqimit, urisë së krijuar dhe pasojave të saj;

 

- Të informojë publikun mbi krimet e rrjedhojat e tjera të luftës së klasave, të sistemojë dhe botojë kujtime e memorie të të dënuarve politikë në burgje dhe kampet e përqendrimit, të përpunojë në formë elektronike të gjithë dokumentacionin dhe krimet e regjimit komunist;

 

- Të publikojë e të përhapë materiale të shkruara në letër e rrugë elektronike, si dhe organizon ekspozita, seminare, konferenca e diskutime mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri;

 

- Bashkëpunon me institucionet kërkimore, kulturore, arsimore dhe institucione të tjera me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe përvojës lidhur me objektin e punës së Institutit;

 

- Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të arsimit për përfshirjen në planet dhe programet mësimore të shkollave të të gjitha niveleve informacion të mjaftueshëm mbi krimet e komunizmit dh pasojat e këtij sistemi në Shqipëri.

 

Kryeministri Berisha theksoi se Instituti ka aspekt akademiko-edukativ, me qëllim tërësor edukimin dhe të ndihmojë shoqërinë në ruajtjen e kujtesës për një nga të këqijat më të mëdha që ajo përjetoi në tërë historinë e saj, të një sistemi antikombëtar, antinjerëzor e antidemokratik që u kushtoi shqiptarëve në kohë moderne një çmim të jashtëzakonshëm në jetë dhe dinjitet njerëzor.


07/01/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave